Zaimina Vasjari nënë për herë të dytë, zbulon se është në muajin e…
26 tetor 2021
| 11:15
Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, do të bëhet nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë ajo përmes disa fotografive në profilet e saj në rrjetet sociale.
Tre vjet pasi solli në jetë vajzën e saj, Khloe, Zaimina zbuloi se është në pritje të ëmbël me fëmijën e dytë.
Në imazhet bardh e zi të postuara në “Instagram”, ajo shfaqet e veshur me një palë pantallona dhe me një këmishë, të cilën e ka hapr në pjesën e barkut për të treguar se sa shumë i është rritur.
Megjithatë, Vasjari nuk e zbuloi gjininë, por tregoi se është në muajin e 5-të. “E bekuar me një engjëll tjetër”, ka shkruar ajo.