Zana Kotorri emërohet kryesuese e komisionit për Kontrollin e Tregtisë të Mallrave Strategjike
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese\elektronike, mbledhja e 60-të me radhë, në të cilën ka miratuar vendime dhe dokumente të fushës së përgjegjësive ligjore dhe kushtetuese.
Gjatë kësaj mbledhje Qeveria ka miratuar edhe vendimin për formimin e Komisionit për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike. Kryesuese e këtij komisioni është emëruar Zana Kotorri nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Komisioni për kontrollin e tregtisë me mallra strategjike do të ketë këtë përbërje:
(1) Zana Kotorri / MTI – kryesuese;
(2) Behram Mazreku / MTI – zëvendës kryesues;
(3) Brahim Kokollari / MM – anëtar;
(4) Nazmi Zogaj / MM – zëvendës anëtar;
(5) Bujar Haxhidauti / DK – anëtar;
(6) Bujar Pefqeli / DK – zëvendës anëtar;
(7) Mensur Hoti / MPB – anëtar;
(8) Driton Ademi / MPB – zëvendës anëtar;
(9) Adnan Dragaj / MPJ – anëtar;
(10) Flurin Gashi / MPJ – zëvendës anëtar.
Komisioni do të jetë përgjegjës për aprovimin, anulimin, ndryshimin dhe revokimin e licencave për eksport, import, transit, trans-ngarkim, ri-eksportim jashtë vendit, ri-transferim dhe për ofrimin e shërbimeve të ndërlidhura me këto procese. Gjithashtu, ky komision do të përcaktojë edhe Listën Shtetërore të Mallrave të Kontrolluara Strategjike.