Zana Mehmetaj është emëruar e Ngarkuar me Punë në Australi
Nga fillimi i muajt gusht Zana Mehmetaj është emëruar e Ngarkuar me Punë në ambasadën e Republikës së Kosovës në Australi.
Zana Mehmetaj ka shërbyer një mandat 4 vjeçar në Australi si diplomate e rangut të ulet me Graden Sekretare e II-te, Zana Mehmetaj në ministri është nga ata/o diplomatet që është avancuar nga pozita e asistentes administrativë në diplomate të karrierës, shkruan demokracia.com.
Emërimi i saje si e Ngarkuar me Punë në ambasadën e Republikës së Kosovës në Australi ka ngritur shqetësime, pakënaqësi të mëdha ne stafin e MPJD-se, se si ka mundësi te emërohet e ngarkuar me pune një diplomate e rangut të ulet, pa përvoje dhe ende pa i bere 5-6 muaj nga kthimi i saj ne MPJD, pra pa qëndruar të paktën një vit efektiv ne MPJD, qëndrim një vit efektiv është obligim ligjor.
Për të qenë shef misioni i përkohshëm apo i përhershëm diplomati duhet të ketë gradë të rangut të larte të paktën këshilltar.
Zana Mehmetaj është vajza e shkrimtarit, publicist Z. Gani Mehmetaj i cili para pak kohe kishte një shkrim për Jusuf Gërvallen, kryediplomateja e RKS-se është vajza e Jusuf Gërvalles, Donika Gërvalla.
Ndoshta emërimi i Zana Mehmetaj është rastësi?
Shih:
https://www.botasot.info/opinione/1580676/a-ishte-jusuf-gervalla-enverist/?fbclid=IwAR0ZVBjYfQNQ6VP4o_itn15-H7wq7lI2S5cqvsigkuuhlPnQVbumfw60pS4