Zane e malit!
12 prill 2023
| 10:52
Zane e malit!
Shkruan: Pranvera Qerimi
Pluhurin ajo e thith
Dheu për të është ushqim.
Mua vetmia ma thith gjakun..
Gjakun.. si shushunje.
Zemra më është përvëluar
Si një xham i rrezatuar, që do pëlcas, nëse e prek me duar.
Gjoksi më është bere me vrima
Gozhda bën vend aty.
Mendimet e mia, as rrufeja si ndalon.
Ëndrrat e mia janë me të ditën
Eh jo natën…
E zhvesha mendjen time,
por asnjëherë trupin e saj.
Shok i lotëve jam
Kuis si një bagllamë dere,
jo për trupin e gufum të një femre,
por për shpirtin e saj.
Që më strehoi, si një zog në fole.
E tani që po vdes…
Po e hedhë kallëpin e dhëmbëve
Po ua lë të tjerëve Dhuratë.