Zanetti: Superkupa është një objektiv i rëndësishëm

18 janar 2024 | 11:30

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka bërë bilancin pak orë para nisjes së Interit për në Riad, ku zikaltrit do të luajnë kundër Lazios të premten në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë.

Zikaltrit synojnë të përsërisin suksesin e dy viteve të fundit dhe të marrin sërish në shtëpi trofeun, siç ka treguar edhe “Pupi” në intervistën e tij për “Planetwin365.news”.

“Është një objektiv i rëndësishëm dhe do të duhet të japim më të mirën, sepse është një trofe që pasuron historinë e klubit që e fiton. Të gjitha fitoret e mia në këtë kompeticion erdhën pas ndeshjeve emocionuese. Më kujtohet ajo e vitit 2006, kur përmbysëm Romën nga 0-3 në 4-3. Përsëri me Romën, më kujtohet veçanërisht ajo e vitit 2008, të cilën e fituam me penallti. Më takoi mua të ekzekutoja penalltinë e fundit, që ishte penalltia e vetme që kam realizuar në karrierë”, ka thënë Zanetti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë (e mërkurë) në Big Brother VIP Kosova 2 u…