Zanetti: Synojmë t’i shkojmë deri në fund kampionatit dhe Ligës së Kampionëve

21 shkurt 2025 | 14:33

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, komentoi shortin e Ligës së Kampionëve që vendosi zikaltërit përballë Feyenoordit. Zanetti vlerësoi kundërshtarin, ndërsa shtoi se Interi nuk bën zgjedhje mes Ligës së Kampionëve apo kampionatit, por synon t’i shkojë deri në fund të dyja kompeticioneve.

“Rrugëtimi ynë në Ligën e Kampionëve ka qenë i shkëlqyer deri tani. Feyenoordi është një skuadër që duhet respektuar. E kemi parë të gjithë se çfarë kanë bërë. Ne kemi gjithmonë një përgjegjësi të madhe. Do të përpiqemi të çojmë një ekip italian sa më lart të jetë e mundur. Kampionati apo Liga e Kampionëve? Nuk mund të bëjmë zgjedhje”, ka thënë Zabetti.

“Synojmë t’i shkojmë deri në fund të dyja kompeticioneve. E dimë se çfarë do të thotë të jesh kampion i Italisë dhe duhet të kujtojmë se jemi të fundit që kemi fituar Ligën e Kampionëve. Do të përpiqemi ta nderojmë Italinë dhe të shkojmë në finale si dy vite më parë. E dimë se është e vështirë, por i duam të dyja. Ne e dimë se çfarë do të thotë të konkurrosh në Itali dhe Evropë. Me kaq shumë ndeshje nuk është e mundur të jemi gjithmonë në maksimumin tonë, por ne gjithmonë punojmë për të dhënë më të mirën”, ka deklaruar Zanetti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi i dha fitoren Arsenalit një javë më parë, duke…