Zani Çaushi nuk e di sa vite ka qëndruar në burg, kërkon përllogaritjen e saktë nga shteti

06 tetor 2020 | 13:39

Myrteza Çaushi, ish kreu i bandës së Vlorës në vitin 1997, i njohur edhe si Zani Çaushi kërkon të dijë saktë sa kohë ka qëndruar në burg.

Avokati Arben Lena përmes një prononcimi për median kërkoi të sqaronte se kërkesa e klientit të tij nuk është liria por llogaritja e saktë e kohës së vuajtjes së dënimit.

“Ka një handikap në llogaritjen e kohës së dënimit, pasi kemi dy vendime dhe duke pasur parasysh përcaktimin ligjor. Ne kemi bërë llogaritje tona dhe i jemi drejtuar gjykatës me kërkesë për të pasqyruar saktë kohen e vuajtjes së dënimit.

Pas llogaritjes se kohës se sakte te vuajtjes se dënimit, do te vazhdojmë procedurat ligjore duke kërkuar edhe lirimin me kusht.

Përmes avokatit, Çaushi ka depozituar më datë 29 Shtator në Gjykatë një kërkesë ku kërkon përllogaritjen e saktë të viteve të burgut që ka bërë.

Ai kërkon që përllogaritja të nisë që nga momenti i arrestimit deri në këtë periudhë kur ai vuan dënimin e përjetshëm në burgun e Drenovës në Korçë.

Çaushi pretendon se ka kryer në total 31 vite burg, dhe jo 25 siç i llogariten.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1999 për në sërë krimesh dhe pretendon lirinë me kushte pasi ka shlyer pjesën më të madhe të dënimit siç parashikon ligji i kohës. /Ora News

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish- ministrja e Drejtësisë nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu,…