Zaniolo humbet ‘Euro 2024’
15 maj 2024
| 15:24
Nicolo Zaniolo do të mungojë në Kampionatin Evropian të ardhshëm të futbollit për shkak të lëndimit të pësuar gjatë ndeshjes së fundit në kampionat mes Aston Villa dhe Liverpoolit. Ish-lojtari i Romës, që luan në Premier Ligë me Aston Villan, si i huazuar nga Galatasaray, ka pësuar një mikrofrakturë në këmbë.
Një dëmtim që do ta lërë 24-vjeçarin jashtë fushës për të paktën një muaj. Një goditje e rëndë kjo për kombëtaren “axurre”, që luan në Evropian si kampionë në fuqi. Italia është një nga rivalët e Shqipërisë në Euro 2024, bashkë me Kroacinë dhe Spanjën.