Zaniolo i qëndron besnik Romës
29 korrik 2019
| 13:12
Nicolo Zaniolo do të vazhdojë të jetë pjesë e Romës dhe shumë shpejt do të firmosë me verdhekuqtë një kontratë të re deri në verën e 2024-s, ndërsa paga pritet t’i shkojë 1.9 milion euro, plus bonuset.
I rikthyer vetëm pak ditë më parë nga pushimet, talenti italian është bindur nga trajneri Paolo Fonseca, që i ka garantuar atij një vend si titullar pas sulmuesit kryesor, ose si sulmues krahu, ndërsa drejtori sportiv Petrachi, përveç rinovimit, i ka premtuar edhe një rol prej lideri në skuadrën e re që po ndërtohet.
Zaniolo kërkohej nga Juventusi e Tottenhami, të cilat ishin të gatshme të paguanin 45 milionë euro në arkat e Romës.