Zaniolo infektohet me Covid

18 janar 2021 | 16:06

Futbollisti i Romës, Nicolo Zaniolo ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ylli i Romës dhe Italisë është jashtë fushe deri në mars për shkak të një dëmtimi në gju, por ka qenë duke u stërvitur në Trigoria gjatë javëve të fundit.

“Përshëndetje të gjithëve, për fat të keq unë kam rezultuar pozitiv për COVID-19 pasi testit që iu nënshtrova këtë mëngjes. Ndihem mirë, nuk kam asnjë simptomë, por sigurisht që kam filluar karantinën. Shpresoj se mund të kthehem në Trigoria sa më shpejt të jetë e mundur, ndërkohë do të mbështes shokët e mi nga shtëpia”, theksoi Zaniolo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"TCT" Sh.P.K. me seli në Prishtinë, shpall të pavlfeshme certifikatën…