Zapata mungon pesë javë
23 janar 2019
| 10:46
Në ndeshjen Genoa – Milan, mbrojtësi Cristian Zapata është lënduar dhe pas trembëdhjetë minutave lojë është zëvendësuar.
32-vjeçari ka pësuar një tërheqje në kofshë çka do ta detyrojë të qëndrojë rreth një muaj jashtë fushave. Lojtari do t’i nënshtrohet ekzaminimeve pas dy javësh, por për dëmtime të këtij lloji koha mesatare e riaftësimit është pesë javë.
Duke u rikthyer te sfida e “Marassi”-t, Cristian Zapata ishte aktivizuar duke shtrënguar dhëmbët, por në sforcon e parë bicepsi femoral i kolumbianit nuk e përballoi ngarkesën.