“Zara” do të mbyllë deri në 1200 pika në të gjithë botën
11 qershor 2020
| 17:03
Pandemia duket se po rikthehet sërish në ato vende të botës ku sapo kishte nisur rihapja dhe kthimi në normalitet.
Për këtë arsye, firma e famshme e rrobave dhe aksesorëve “Zara” ka vendosur të mbyllë 1200 dyqane nga 7000 që zotëron gjithsej. Mbylljet do të bëhen kryesisht në Europë dhe Azi aty ku shfaqet rreziku më i madh nga pandemia.
Disa mendojnë se kjo mund të jetë edhe një strategji e firmës për të shtuar numrin e shitjeve online por kjo e fundit nuk është konfirmuar ende./TCh