Zarfet me vota nga Serbia, zyrtarët e KQZ-së filluan të kenë kruarje të duarve dhe vjellje
Sot rreth orës 11:00, disa punonjës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë marrë alergji nga votat e ardhura nga Serbia.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se nëntë pacientë të gjinisë femrore, dy prej tyre shtatzënë (zyrtare të KQZ-së) kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare.
Sipas QKUK-së, pacientet kanë pasur kruarje të duarve të intenzitetit të ultë. Dy nga to kanë pasur edhe vjellje.
“Të gjitha kishin ndjenjë diskonforti dhe frikë. Tek të gjitha rastet nuk ka patur sindromë infeksioze dhe gjendja e përgjithshme është stabile”, është thënë në komunikatën e QKUK-së.
Sipas kësaj komunikate, pacientët pohojnë se menjëherë pas hapjes së zarfave brenda në kuti të votimeve kanë ndjerë aromë kundërmuese.
/Epoka e re/