Zavyalovi, fitues i “Tour de Kosova”
05 qershor 2018
| 12:41
Holandezi Inokenti Zavyalov i klubit WV Breda, e ka fituar edicionin e 18-të të “Tour de Kosova”.
Pas tij i dyti në konkurrencën individuale ka dalë Daaf Koemans, ndërsa i treti Bart Dielissen, që të tre nga klubi holandez WV Breda.
Për 4 ditë, çiklistët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria dhe Holanda, kanë kaluar rreth 600km, në katër etapa. Holandezët u ndanë jashtëzakonisht të kënaqur, dhe të impresionuar nga vizita e tyre e parë në Kosovë.
/Epoka e re/