
Zayn Malik dhe Gigi Hadid konfirmojnë ndarjen
16 mars 2018
| 10:52
Zayn Maliki dhe Gigi Hadidi janë ndarë pas më shumë se dy vjetësh lidhje. Këngëtari ka konfirmuar thashethemet për fundin e marrëdhënies së tyre.
Zayn me anë të një postimi në “Twitter” ka thënë se kanë pasur një marrëdhënie tepër të mirë me njëri-tjetrin.
Vetëm dhjetë minuta më vonë Gigi ka shkruar në rrjetet sociale: “Nuk dua asgjë tjetër veçse më të mirën për të dhe do të vazhdoj ta mbështes si mik”.