Zayn Malik trondit fansat kur thotë se ende e do Gigin
03 prill 2019
| 13:38
Këngëtari britanik-pakistanez, Zayn Malik, dhe e dashura e tij, modeluesja Gigi Hadid, pas pothuajse pas katër vjetësh bashkëjetesë, janë ndarë në janar të këtij viti. Zhurma e fundit në lidhje me çiftin është se të dy kurrë nuk do të shkojnë drejt pajtimit pasi Gigi mendon se Zayn Malik ka ende shumë çështje.
Ndonëse të dy më parë kanë thënë se ende kanë ndjenja për njëri-tjetrin, të ktheheshin bashkë nuk ishte një opsion për ta. Por, Zayn Malik tronditi fansat kur ai bëri një postim në “Twitter” se ende e do Gigin. Megjithatë, duket se çifti nuk ka mundësi të kthehet bashkë, sepse Gigi beson se Zayn ka disa çështje të mëdha. Një burim i afërt me Gigi tha për “Us Weekly” se kohët e fundit Gigi dhe Zayn janë ende duke folur.