Zbardhen detaje të reja nga vdekja e Liam Payne, do të merren në pyetje e dashura e tij dhe…
Kanë kaluar dy muaj nga vdekja e Liam Payne, por hetimi për ngjarjen tragjike vazhdon ende.
Disa dokumente të mara nga “Rolling Stone”, gjykatësi në këtë rast paditi dy punonjës hoteli, duke përfshirë menaxherin e recepsionit që lajmëroi ambulancën.
Prej dy vitesh në një romancë/ Zbulohet shuma marramendëse që Liam Payne paguante për shpenzimet mujore të partneres
Gjykata la të pandehur menaxherin dhe recepsionistin dhe i urdhëroi ata të dëshmonin, megjithëse përmbajtja e saktë e akuzave nuk është bërë e qartë.
Për më tepër, dy persona që dyshohet se furnizuan drogë për ish-yllin e “One Direction” do të merren në pyetje më 17 dhjetor.
Gjithashtu e dashura e këngëtarit të ndjerë, e cila akuzohet për “braktisje me pasojë vdekjen”, do të dëshmojë më 18 dhjetor. Ndërsa dy punonjësit e hotelit do të thirren në gjykatë më 19 dhjetor.