Zbardhet identiteti | Kush është shqiptari që u ekzekutua me plumb në kokë në Greqi
12 gusht 2023
| 20:03
Mësohet identiteti i shqiptarit të ekzekutuar me një plumb në kokë në Greqi. Bëhet fjalë për shtetasin Aleksandër Zaka nga Lushnja.
Zaka u gjet i pajetë ditën e sotme në oborrin e banesës në Salamis, nga një mik i tij i cili njoftoi policinë.
Motivet e krimit janë ende të paqarta, ndërsa policia greke thotë se po punon për identifikimin e autorit.
51-vjeçari Zaka kishte rreth 15 vite që jetonte në Greqi dhe nuk rezolton të ketë qenë person me precedentë penalë.