Zbardhet telefonata e fundit Zelenskiy-Biden
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i ka bërë presion presidentit amerikan, Joe Biden gjatë telefonatës së tyre të fundit, që është zhvilluar të premten, për më shumë sanksione ndaj Rusisë, shkruan “CNN”.
Sipas burimeve, Zelenskiy i ka kërkuar në mënyrë specifike Bidenit përpjekje të mëtejshme për të shkëputur Rusinë nga tregtia ndërkombëtare dhe për të vazhduar të synojë elitën ruse, pasi ShBA-ja ka vazhduar të shtojë më shumë oligarkë dhe familjet e tyre në listën e sanksioneve.
Zelenskiy ka përmendur gjithashtu mbylljen e aksesit të Rusisë në rrugët ujore ndërkombëtare. Ndërsa Bideni ia ka treguar atij vendimet e fundit që do t’i shpallte, duke përfshirë një lëvizje për të hequr statusin e favorizuar të tregtisë nga Rusia me ShBA.
Zelenskiy ka falënderuar Bidenin për masat, por gjithashtu i ka kërkuar atij që të vazhdojë të rrisë presionin ekonomik ndaj Kremlinit.