Zbardhet urdhri i qeverisë, si do të mund të lëvizin qytetarët në ‘zonat e gjelbra’
Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar urdhrin në lidhje me masat e lehtësuara në disa bashki të Shqipërisë, të konsideruara si ‘zona të gjelbra’.
Urdhri sqaron sesi do të lehtësohet lëvizja në bashkitë në fjalë, të cilat nuk kanë regjistruar raste të koronavirusit.
Për të moshuarit lëvizja e lirë do të lejohet nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa për qytetarët e tjerë lëvizja do të mund të nisë nga ora 9:30 deri në 17:30 të pasdites. Në urdhër sqarohet se qytetarët nuk mund të lëvizin më shumë se dy veta. Përtej orarit në fjalë mund të lëvizin personat që janë në punë dhe rikthehen në banesë.
Një tjetër lehtësim është ai i lëvizjes me automjete private pa pasur nevojën për të marrë leje në polici, me kushtin që në makinë të mos jenë më shumë se dy persona.
Kujtojmë se si zonë e gjelbër janë caktuar qarku Dibër, qarku Gjirokastër, zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë, Finiq, por edhe Përrenjas, Pogradec, Librazhd, si dhe Bashkia e Divjakës.
Për më tepër lexoni urdhrin e plotë të firmosur nga Ministrja Ogerta Manstirliu.