Zbrazte shiringën dhe bënte sikur i vaksinonte kundër Covidit, arrestohet infermieri

10 janar 2022 | 15:28

Një infermier 51-vjeçar është arrestuar nga policia në zonën e Ankonës në Itali, pasi dyshohet se ka bërë sikur ka vaksinuar mohuesit e koronavirusit.

I arrestuari, ashtu si disa kolegë të tjerë muajt e fundit, kanë zbrazur shiringën, pa prekur gjilpërën në krahun e qytetarëve kanë bërë sikur kanë vaksinuar qytetarët.

Në këtë mënyrë, disa mohues të vaksinës së Covid morën pasaportën e gjelbër.

Infermieri akuzohet për ryshfet, me ndihmën e katër personave të tjerë, të cilët vepronin si ndërmjetës. Policia e Ankonës ka sekuestruar edhe 18 mijë euro.

Çdo qytetar paguante deri në 400 euro për të siguruar pasaportën e gjelbër, pa u vaksinuar në të vërtetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj prokurores…