Zbritet çmimi për paraqitjen e provimit për patentëshofer

22 korrik 2021 | 15:54

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka njoftuar ka zbritur çmimin e paraqitjes së provimit për patentë shofer.

Vlera aktuale për pagesë është 10 euro nga 20 euro që ishte deri më tani.

“Sot, me datë 22.07.2021, zëvendësministri Hysen Durmishi morri vendim për zbritjen e çmimit të paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentëshofer prej 20 euro në 10 euro, përkitazi qytetarët do të paguajnë 10 euro më pak se sa paguanin në të kaluarën. Në përputhje me nenin 74 të Ligjit për patentëshofer, dhe shtojcës 1 pika 10 të Rregullores (QRK) nr. 02/2021 për fushat e përgjegjësisë administrative të zyrës së kryeministrit dhe ministrive, u nxjerr vendimi i ri, i cili përcakton çmimet e paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer nga pjesa teorike dhe praktike për secilën kategori”,  ka njoftuar MMPHI-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 74 vota për kanë…