Zbukurohet Prishtina
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se për të treten herë radhazi kryeqyteti i Kosovës është nikoqir i artistëve ndërkombëtarë dhe vendorë, të cilët janë pjesë e Festivalit “Meeting of Styles”, i cili është duke u zhvilluar në hyrje të qytetit nga Fushë-Kosova.
Me këtë rast, Ahmeti ka falënderuar organizatën joqeveritare “Q’art” për organizimin e këtij festivali, i cili është duke sjell plot ngjyra. “Për të treten herë radhazi qyteti ynë është nikoqir i artistëve ndërkombëtarë e vendorë që janë pjesë e Festivalit ‘Meeting of Styles’ që po zhvillohet në hyrje të qytetit nga Fushë-Kosova. Falënderojmë OJQ ‘Q’art’ për organizimin e festivalit që po sjell plot ngjyra në këto ditë plot sfida për të gjithë!”, ka thënë Ahmeti.