Zbukurohet Prishtina, ndizen dritat për festat e fundvitit
12 dhjetor 2017
| 01:38
Sheshi i Prishtinës ka marrë pamje mahnitëse.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ndezur simbolikisht dritat për festat e fundvitit në sheshin kryesor të kryeqytetit.
Ahmeti tha se kjo është një prej periudhave më të mira të vitit, kur më fëmijë i ndezin dritat në sheshet e Prishtinës, raporton EkonomiaOnline.
“Sheshi tash është plot me drita. Për nja dy ditë hapet edhe tregu i fund-vitit, pasi që tash është bërë një atraksion çdo vjet”, ka thënë ai.
“Unë i thërras gjithë qytetarët jo vetëm të Prishtinës, që ta vizitojnë se më të vërtet duket bukur”, tha Ahmeti, i rizgjedhur edhe për një mandat në krye të Komunës.
Në ceremoninë simbolike, Ahmeti shoqërohej nga fëmijët e tij, si dhe fëmijë të tjerë prishtinas.