‘Zbulimi i dekadës’, gjendet anija 400-vjeçare në det
26 shtator 2018
| 13:03
Arkeologët kanë gjetur një anije 400-vjeçare në brigjet e Portugalisë. Gjetja e kësaj anije u konsiderua nga një specialist si “zbulimi i dekadës”.
Anija e mbytur u zbulua në Cascais, pranë kryeqytetit Lisbonë dhe mbante stemën e Portugalisë. Ekipi i shkencëtarëve beson se anija po kthehej nga India kur u mbyt diku midis viteve 1575 dhe 1625. Ngjarja ndodhi në kulmin e tregtisë së erëzave mes Portugalisë dhe Azisë.