Zbulimi i NASA-s: Në Mars regjistrohet tërmeti i parë

25 prill 2019 | 11:49

Sonda “InSight” e NASA-s ka regjistruar një zhurmë në Mars, që besohet të jetë tërmeti parë i zbuluar ndonjëherë në këtë planet.

“InSight” monitoroi tërmetin duke regjistruar sinjalin më 6 prill, por shkencëtarët e njoftuan vetëm tani këtë ngjarje. Ata janë të bindur se zhurma erdhi nga brendia e planetit të kuq.

“Po e prisnim prej muajsh një sinjal të tillë”, tha eksperti francez Philippe Lognonne, i cili është vënë në krye të eksperimentit. Sipas tij, ishte emocionuese që më në fund ka prova se Marsi zotëron aktivitet sizmik.

Planeti i kuq nuk konsiderohet gjeologjikisht aq aktiv sa Toka dhe nuk ka pllaka tektonike. Shkencëtarët ende po i analizojnë të dhënat e përftuara, ndërsa flasin për 3 sinjale të së njëjtës natyrë. Ata i entuziazmon në mënyrë të veçantë fakti që informacionet e siguruara hedhin më shumë dritë mbi bërthamën e shkrirë të Marsit.

Matësi i tërmeteve u vendos në këtë planet në muajin dhjetor, disa javë pasi sonda hapësinore arriti të zbriste në sipërfaqen e tij./tch/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vanessa Hudgens ka folur për marrëdhënien e saj me Zac…