Zbulimi i pabesueshëm në piramidat e Egjiptit
03 gusht 2018
| 12:02
Zbulohet sekreti i energjisë mistike të piramidave të Egjiptit. Përtej legjendave dhe hamendësimeve për të gjithë këta shekuj, piramida e Keopsit është studiuar me metodat fizike dhe ka rezultuar se ajo arrin ta koncentrojë energjinë elektrike dhe magnetike, si në dhoma ashtu edhe nën bazën e saj, në mënyrë të njëtrajtshme.
Kërkuesit e ITMO University kanë vrojtuar shpërndarjen e fushave magnetike në brendësi të piramidës, duke studiuar edhe ndërveprimin në mes të valëve të gjatësive të ndryshme prej 200 dhe 600 m. Megjithatë, duke qenë se në brendësi të piramidës së Gizës nuk është zbuluar ende plotësisht çdo gjë, pasi mendohet se mund të ketë ende dhoma të fshehta, studiuesit kanë vijuar me hipoteza.