Zbulohen 10 favoritët për të fituar ‘Topin e Artë 2025’
26 nëntor 2024
| 13:31
As një muaj nuk ka kaluar që kur Rodri u shpall fitues i “Topit të Artë” për vitin 2024. Për vitin e ardhshëm, “GOAL” ka zbuluar dhjetë favoritët për ta fituar këtë çmim. Vendin e parë e zë Mohamed Salah, i cili ndiqet nga Robert Lewandowski.
I treti në listë është Raphinha i Barcelonës, ndërsa Vinicius i Real Madridit pozicionohet i katërti. Musiala nga Bayern Munchen zë pozitën e pestë.
Yamal, Haaland, Kane e Gyokeres zënë pozitat e tjera. Ndërsa, i dhjeti për momentin në këtë listë edhe Kylian Mbappe, i cili nuk po kalon në ditë të mira te Real Madridi.