Zbulohen detaje nga dasma e Jennifer Lopez
17 nëntor 2019
| 13:26
Alex Rodriguez i propozoi për martesë Jennifer Lopez në muajin mars dhe pritet që së shpejti ata të kurorëzojnë dashurinë e tyre. I ftuar së fundmi në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, Alex zbuloi të tjera detaje për planet e martesës.
Ai tregoi se ende nuk kanë zgjedhur vendin ku do organizojnë dasmën, por tha se ata po mendojnë diçka intime.
Alex shtoi se në dasmën e tyre do të ketë më pak se 100 të ftuar dhe ata preferojnë të mos e bëjnë publike.
Dasma nuk është zbuluar ende se kur do të mbahet, megjithatë festimet kanë nisur. Në muajin shtator çifti mblodhi miqtë dhe të afërmit në një festë intime.