Zbulohen detaje të reja në kontratën e Ibrës me Milanin
11 prill 2021
| 16:11
AC Milan dhe Zlatan Ibrahimoviç janë shumë pranë rinovimit të kontratës.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë edhe drejtori i kuqezinjve, Paolo Maldini gjatë një interviste me “Corriere dello Sport” ku tha se janë shumë afër rinovimit.
Sipas të njëjtës të përditshme thuhet se marrëveshja do të arrihet në bazën e 7 milionëve të eurove me bonuse të përfshira siç janë prezencat dhe golat e realizuar.