Zbulohen detaje tronditëse: Konflikti tragjik nisi të një berber, autorët e vrasjes së 18-vjeçarit në Podujevë janë të mitur
Konfliktet mes të rinjve jo rrallëherë eskalojnë në përleshje fizike, e në përdorim të mjeteve të ndryshme që mund të jenë fatale. Një rast i tillë ka ndodh para disa ditësh në rrugën “Drenica” në Podujevë, ku për pasojë një 18-vjeçar ka mbetur i vdekur.
Bëhet fjalë për Lulzim Fejzullahun i cili ka ndërruar jetë sot në spital, pas plagëve vdekjeprurëse që kishte marrë.
Gazeta Sinjali mëson se dy të dyshuarit që e që e rrahën brutalisht 18 vjeçarin janë të miturit: E.K., 16 vjeç dhe A.A., 17 vjeç
Ndërsa axha i të ndjerit e ka përshkruar të gjithë ngjarjen se si erdhi deri të ky rast tragjik.
Rrahim Fejzullahu ka treguar se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja, e cila përfundoi tragjikisht për familjen Fejzullahu.
“E kanë ndjek me kerr, e kanë shkel me kerr, e kanë shtyp, e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrëzuar Lulzimin, i kanë hip stupca bejsbolli, derisa sot në ora 15:20, ndërroi edhe jetë”, ka bërë të ditur Rrahim Fejzullahu.
Ai tutje tregon, se sipas informacioneve që i ka, e gjithë ngjarja nisi tek një berber.
“Aty i kanë shti fjalët. Jo s’po rruhesh para meje, jo kush je ti, jo kush jam une. Këtu ka ndodhë shkaku. Djali ka dalë, me shku prej shtëpisë. Në derë kah dalin janë rrok me krah. Këta e kanë përcjell me kerr, videot i ka policia”, ka bërë të ditur Fejzullahu për Raporto24.