Zbulohen dy kandidatët që mund të zëvendësojnë Kloppin te Liverpooli
Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit pas 9 vitesh, ndërkohë që tashmë klubi anglez është hedhur në kërkim të zëvendësuesit të tij.
Emri më i favorizuar është spanjolli Xabi Alonso, i cili ka bërë një punë të shkëlqyer te Bayer Leverkusen dhe po udhëheq “Aspirinat” drejt titullit të parë kampion në histori
Xabi Alonso ka një të shkuar të lavdishme si futbollist me “The Reds”, pasi ka qenë pjesë e Liverpoolit për pesë sezone në periudhën 2004-2009 dhe ka fituar një Champions League në verën e 2005-ës, pikërisht në finalen e çmendur ndaj Milanit.
Emri tjetër që pëlqehet në “Anfield Road”, është ai i italianit Roberto De Zerbi, që me Brightonin e tij po u tregon të gjithëve në Premier League se di të ndërtojë skuadra që luajnë futboll të bukur dhe argëtues.