Zbulohen emrat e dy futbollistëve të infektuar me Covid-19 në FC Prishtina
21 gusht 2020
| 00:11
Një pozitiv ishte bilanci i rezultateve të testeve me Covid 19 të bëra nga ekipi i ri i Prishtinës.
Koha Vision raporton se pozitiv doli mbrojtësi Lapidar Lladrovci.
Ai ishte i pranishëm në stërvitjen e sotme, të parën në drejtimin e trajnerit Ramiz Krasniqi.
Sot mungoi edhe Gentrit Dumani që dyshohej se mund ta kishte virusin, si dhe Kastriot Selmani, i cili sipas Kohës ka rezultuar pozitiv.
Ekipi i ri i Prishtinës do të niset të premten drejt Gjibraltarit, ku një ditë më vonë luan takimin me Lincoln.
Tek Prishtina shpresojnë të mos dal asnjë pozitiv në testet në Gjibraltar.