‘Zbulohen’ emrat e dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

26 qershor 2021 | 08:05

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka dhënë detaje rreth zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie që do të përfundojnë me zgjedhjen e kryetarit të ri.

Në emisionin DPT te Fidani, Gjoshi thotë se interesim për të marrë postin e të parit të PDK-së kanë shprehur edhe Memli Krasniqi dhe Enver Hoxhaj.

“Ka interesim të z. Krasniqi. Kemi parë një interesim prej kryetarit aktual të partisë (Enver Hoxhaj), kemi parë edhe te të tjerët por s’ka kandidatura zyrtare”, ka theksuar Gjoshi.

Partia Demokratike e Kosovës ka hyrë në përgatitjet intensive për organizimin e Konventës për zgjedhjen e kryetarit të partisë më 3 korrik.

Mbështetur në statutin e partisë, kandidati/ja që synon të garoj për kryetar ka afat kohor ta shpall kandidaturën deri dy ditë para mbajtjes së Konventës, pra më 1 korrik (e enjte) ora 17h.

Kandidati/ja që garon për kryetar të PDK-së, duhet të paraqes listën me 50 nënshkrime të delegatëve nga 818 sa ka gjithsejt Konventa si dhe platformën e tij/saj politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia është një prej favoriteve kryesore për ta fituar Kampionatin…