Zbulohen faktet e reja për vdekjen tragjike të Emiliano Salas
Janë zbuluar këto ditë disa fakte të reja që kanë qartësuar disi më shumë rrethanat e aksidentit fatal që i mori jetën Emiliano Salas, trupi i të cilit u gjend para pak javësh në fundin e kanalit të La Manshit.
Dega e hetimeve të aksidenteve ajrore ka publikuar një raport mbi këtë aksident. Në këtë raport thuhet se avioni humbi kontrollin dhe ra në det, i ndarë në tre pjesë. Kjo gjë tregon se piloti është munduar të reagojë, por pa mundur ta evitojë rënien fatale. Gjithashtu, në këtë raport thuhet se piloti nuk kishte kualifikimin e duhur dhe nuk kishte udhëtuar në kushte të vështira, gjatë natës.
Piloti Ibotson kishte një licencë private dhe jo atë komerciale që nevojitet. Në ditët në vijim do të publikohet shkaku kryesor i rënies së avionit të Salas. Për t’u përmendur është fakti se deri tash nuk është gjetur ende trupi i pilotit. Kërkimet po vazhdojnë, por pa rezultat.