
Zbulohen hollësitë e transferimit te Mavrajt në Greuther Furth
28 qershor 2019
| 17:02
Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj është rikthyer te skuadra e Greuther Furth.
Futbollisti shqiptar për ketë skuadër ka luajtur edhe në periudhën 2011- 2014.
Kontrata e transferimit të Mavrajt nga Ingolstadtit te Greuther Furth nuk është bërë e ditur, por “Further news” ka zbuluar se bëhet fjalë për një transferim që nuk e ka kaluar shifrën e 100 mijë eurove.
/Epoka e re/