Zbulohen molekula që bllokojnë kalimin e baktereve nga goja në tru
Bakteret e pranishme në gojë mund të udhëtojnë në trup dhe të arrijnë deri tek turi, duke prodhuar toksina që lidhen me sëmundjen e alzheimerit.
Megjithatë disa molekula të vogla, që janë ende duke u eksperimentuar, janë në gjendje të reduktojnë këto baktere, duke kontribuuar në ruajtjen e aftësive njohëse, sipas zbulimeve të bëra nga Jan Potempa, studiues në Universitetin “Louisville School of Dentistry” (SHBA).
Në shënjestër është bakteri profiromona xhinxhivalis, shkaktues i paradontitit, inflamacion i rëndë dhe kronik i mishrave të dhëmbëve. Në studimet e mëparshme ishin gjendur në kampionët e trurit të të sëmurëve më Alzheimer, por pa identifikuar raportin shkak-pasoj.
“Ky bakter, fillon të futet në mishrat e dhëmbëve gjatë adoleshencës. Nuk është i dëmshëm tek të gjithë personat, por nëse rritet në mënyrë të pakontrolluar mund të shkaktojë dëme, duke sjellë skuqje, ënjtje, dalje gjaku dhe erozion të lëkurës së mishit të dhëmbëve”, ka shpjeguar Mario Aimetti, presidenti i Shoqërisë Italiane të Periodontologjisë dhe Implantologjisë (SIDP).
“Në vitet e fundit po marrim konfirmime shkencore të lidhjeve mes shëndetit të gojës dhe patologjive si diabeti, sëmundjeve kardiovaskulare dhe artrit reumatoid”, ka theksuar Aimetti.