Zbulohen pasuritë e krerëve botërorë, hapet “Kutia e Pandorës”

03 tetor 2021 | 21:54

“Kutia e Pandorës” u hap dhe në të, ka të pathëna për personalitetet më të mëdha të njerëzimit, nga politikanët më të pushtetshëm, në yje të Hollywood-it.

Rreth 35 liderë globalë u gjurmuan. Më shumë se 300 funksionarë publikë po ashtu.

Mbretit të Jordanisë, iu gjetën disa pasuri të patundshme në SHBA dhe Britani, me vlerë rreth 70 milionë paundë.

Pronë e Mbretit të Jordanisë në Britani

Ish-kryeministri i Mbretërisë së bashkuar, Tony Blair, shifrat nuk i ka kaq të larta, por mendohet se nëpërmjet një skeme me një kompani offshore, ka blerë një zyrë në Londër, duke i kursyer vetes rreth 312 mijë paundë në taksa, shkruan ‘Albanian Post’.

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair dhe bashkëshortja e tij, Cherie

Ky është hulumtimi i gjigandit britanik BBC, i quajtur Pandora Papers.

Emra të tjerë që përfliten, janë dhe ato të Vladimir Putin, me asete sekrete në Monaco apo ai i kryeministrit çek, Andrej Babis, i cili ka edhe zgjedhjet brenda javës, ku po përpiqet të rikonfirmohet në detyrë.

Dy vila në jug të Francës me vlerë 12 milionë paundë, janë blerë nga ai duke përdorur pastrimin e parave nëpërmjet një kompanie offshore sipas dokumentave.

Për çfarë bëhet fjalë konkretisht?

Ato janë mbi 6.4 milionë dokumente. Në sistem janë marrë edhe mbi 2.9 milionë fotografi, 1.2 milionë emaile, 467 mijë dosje dhe 886 mijë skedarë të tjerë të paspecifikuar.

Në krahasim me rrjedhe informacioni të mëparshme, Pandora është ndër më të mëdhatë.

Ajo ka më shumë skedarë se Panama Papers të vitit 2016, por më pas se Paradise Papers të vitit 2017. Gjithsesi, në volum dosjesh, Pandora është rrjedhja më e madhe me thuajse tre terabyte të dhëna.

Ajo që bie në sy më së shumti, është fakti se personat me emër në Britani, kanë përdorur kompani fantazëm për të blerë prona në emër të tyre. kjo gjë bën që ata të shmangin tërësisht taksat. Ato, për blerje të tilla, janë thuajse të majme.

Rreth 95 kompani offshore kanë rënë në sitën e rrjedhjes së të dhënave. Ndër to, është edhe Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyevs, i cili ka mbi 400 milionë paundë prona në Britani.

Në sitë ka kaluar edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ai ka transferuar disa aksione të një kompanie në një kompani tjetër offshore. Kjo, pak përpara se të fitonte zgjedhjet e vitit 2019.

Por impakti i vërtetë, pritet të dalë në ditët në vijim. Publike, mendohen se do të bëhen të dhëna të tjera publike, edhe më kompromentuese.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emisionin ‘Kojshia Show’,  të ftuar këtë javë ishin Fation…