Zbulohen pllakat në shtëpitë që kanë qenë baza dhe në shërbim të UÇK-së

17 korrik 2022 | 16:44

Sot, në praninë e bashkëluftëtarëve, familjarëve të dëshmorëve dhe qytetarëve, në kujtim të Epopesë së Rahovecit, janë zbuluar pllakat në shtëpitë që kanë qenë baza dhe në shërbim të UÇK-së.

“Ndër shumë të tilla ishin edhe shtëpia e familjes së Xhemajli Jahës dhe familjes së Hidajet Haxhijahës nga Rahoveci. Baza të forta në përkrahje të luftës ishin edhe shtëpitë Adem Amrush Krasniqit dhe Muharrem Ibrahim Krasniqit nga Senoci”.

“Do të vazhdojmë t’i identifikojmë dhe t’i regjistrojmë në hartën e rezistencës dhe luftës për liri, të gjitha ato shtëpi që kanë qenë në shërbim të luftës tonë çlirimtare”, ka thënë kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për çështjen e sulmuesit të ardhshëm Alvaro Morata, mesa duket…