Zbulohen rastet e para me nënvariantin e ri në Itali

30 janar 2022 | 20:04

Nënvarianti i Omicron, i quajtur BA.2, tashmë ka mbërritur edhe në Itali. Autoritetet bëjnë me dije se varianti i ri është po aq i shpejtë në përhapje, por nuk është ende e qartë nëse është më pak agresiv.

Mediat italiane, ndër të tjera, bëjnë me dije se varianti i ri BA.2 nuk është “motra” e vetme e Omicron, pasi deri më tani nga testimet kanë rezultuar dhe nënvariantet BA.1 dhe BA.3, siç tregohet nga bazat e të dhënave të mëdha që ruajnë sekuencat e virusit SarsCoV2, si NextStrain dhe Gisaid.

Ndërkohë ekspertët kanë theksuar faktin se BA.2 nuk ka gjasa të gjenerojë një valë të re përhapje, por vetëm të valëzojë valën aktuale ose të ngadalësojë zbritjen e kurbës së epidemisë.

Nga tri versionet e Omicron, BA.1 është më i përhapuri në vendet ku mbërriti, ai shpejt la mënjanë variantet paraekzistuese dhe në ato vende ku Omicron zëvendësoi Delta-n dhe që nga 17 janari kishte një prevalencë të vlerësuar prej 95.8%, transmeton “abcnews”.

BA.2 u raportua fillimisht në Indi dhe më pas në Filipin, Singapor dhe Japoni, duke u përhapur në destinacionin e radhës që është Evropa, ku para Italisë prezenca e tij është zbuluar në Danimarkë dhe më pas në Britaninë e Madhe dhe Gjermani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesoresha Gjyla Çeliku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se ka…