Zbulohen shtatoret e katër heronjve të kombit
31 janar 2018
| 14:39
Në “Sheshin e Dëshmorëve” në Podujevë janë zbuluar shtatoret e heronjve Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti dhe Ilir Konushevci.
Përurimi i tyre është bërë në 21-vjetorin e rënies së Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin zyrtarë të lartë shtetërorë e komunal të cilët e çmuan lartë veprën e këtyre dëshmorëve.
Kjo ngjarje është mbajtur nën patronazhin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.