Zbulohen sinjale radioje jashtë galaktikës sonë

13 janar 2019 | 19:23

Astronomët kanë zbuluar valë radioje të përsëritura nga thellësitë e hapësirës.

Shkencëtarët e universitetit ”British Columbia”, në Kanada, kanë hasur radio sinjale nga një burim i largët rreth 1,5 miliardë vite dritë.

Sinjalet janë përcaktuar me radio teleskopin e quajtur CHIME në luginën Okanagan.

Astrofizikantja e këtij universiteti, Ingrid Stairs theksoi se mund të ketë ende nga këto valë në thellësitë e hapësirës, shkruan “atsh”.

Ajo shtoi se do të mund të kuptojnë se nga vijnë dhe nga çfarë shkaktohet vetëm nëse zbulojnë më shumë burime.

Valët e fuqishme të radios për herë të parë ishin zbuluar me radioteleskopin ”Parkes”, në Australi në vitin 2007.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjitha institucionet arsimore në Kosovë, të të gjitha niveleve…