Zbulohen të renditurit nga pozita 15-të deri 11-të
28 tetor 2024
| 19:21
Sot shpallet fituesi i “Topit të Artë”. Ceremonia mbahet në Paris.
“Topi i Artë” i jepet futbollistit më të mirë në botë dhe ndahet nga revista franceze “France Football”.
Pozitën e 15-të e zë Nico Williams i Athletic Bilbaos, i cili me kombëtaren spanjolle, arriti ta fitojë Kampionatin Europian “Gjermania 2024”.
I 14-ti në listë është Ademola Lookman i Atalantës, që shënoi tregolësh në finalen e Ligës së Europës ndaj Leverkusenit.
Në pozitën e 13-të qëndron Dani Olmo.
Në të 12-tën pozicionohet Florian Wirtz i Leverkusenit, derisa në të 11-tin është Phil Foden i Manchester Cityt.