Zbulohen tri lloje të reja merimangash
08 mars 2019
| 11:45
Popullsia e merimangave në Australi ka mirëpritur edhe shtimin e tri llojeve të reja të vogla, plot ngjyra, krejtësisht të padëmshme. Speciet e zbuluara rishtazi të merimangave pallua, të cilat banojnë në Australinë Perëndimore, u quajtën zyrtarisht të mërkurën specie të reja.
Të emëruar nga taksonomisti i merimangave, Joseph Schubert, speciet e reja tani njihen si Maratus aquilus, Maratus felinus dhe Maratus combustus, të cilat identifikohen sipas modeleve të tyre dalluese.