Zbulohen tri specie të reja peshqish
12 shtator 2018
| 12:03
Shkencëtarët zbuluan tri specie të reja peshqish, në ujërat më të thella në botë. Ekipi ndërkombëtar gjeti këto gjallesa në Atacama Trench, që ndodhen në Paqësorin Juglindor.
Ekspertët pretendojnë se këto krijesa janë shumë të kompletuara që të jetojnë në një ambient kaq të ashpër, prej 6 500 deri në 7 500 metrash thellë në det. Trupi i tyre xhelatinoz dhe gjysmë i tejdukshëm mund të shpërbëhet po qe se del në sipërfaqe.