Zbulohen tri transferet e reja të Interit

22 shkurt 2019 | 17:06

Drejtuesit e Interit janë duke punuar pandërprerë për krijimin e një skuadre të fortë për sezonin e ardhshëm.

Tre futbollistë të nivelit të lartë pritet të bëhen gjatë verës pjesë e kësaj skuadre.

Administratori i Deleguar i Interit, Giuseppe Marotta ka konfirmuar se shumë shpejtë do të zyrtarizohet marrëveshja me mbrojtësin nga Uruguai, Diego Godin. “Më vjen mirë që Godin po luan në nivele të larta dhe shënoi ndaj Juventusit. Kemi negociata të avancuara për transferimin e tij dhe shpresoj që sa më shpejt të vijë zyrtarizimi”, ka thënë Marotta.

Ndërsa lojtari i dytë që do t’i bashkohet pritet të jetë Ivan Rakitiq nga Barcelona për 40 milionë euro, kurse i treti është argjentinasi i Juventusit, Paolo Dybala. Ky i fundit pritet të shkëmbehet me Mauro Icardin.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka folur për vështirësitë nëpër të…