Zbulohet arsyeja e fortë pse Michael Jackson i mbulonte fytyrën fëmijëve në çdo dalje publike…
Mund të themi se është mjaft e vetëshpjegueshme pse një personazh i famshëm do të mbulonte fytyrën e fëmijës…
Së fundmi djali i Michael Jackson, Prince ka zbuluar detaje në lidhje me pjesën kur ata kanë qenë të vegjël dhe ikona e muzikës iu mbulonte fytyrën kur ata dilnin në publik. Mund të themi se është mjaft e vetëshpjegueshme pse një personazh i famshëm do të mbulonte fytyrën e fëmijës së tyre në publik, por duke pasur parasysh disa nga sjelljet më të dyshimta të këngëtarit ka qenë Prince ai që ka shpjeguar gjithçka.
Më i madhi nga fëmijët e Michael, Princi Michael Jackson II, shihej me një batanije mbi fytyrë në atë kohë gjithmonë. Ka një arsye specifike që këngëtari i muzikës pop i ‘maskonte’ fytyrat e fëmijëve të tij dhe do të merrte gjithmonë një batanije ose një send tjetër për ta bërë këtë. Në një intervistë me “The Los Angeles Times” në 2006, Prince shpjegoi se Michael ‘i foli si një i rritur’ dhe i shpjegoi vendimin për të mbuluar fytyrat e tyre në publik.
Ai na tha se arsyeja e këtij veprimi ishte se donte që ne të kishim jetën tonë pa të.
Kur fëmijët nuk ishin jashtë me babanë e tyre, ata ishin në gjendje të qëndronin në publik duke mos u njohur. Megjithatë, reagimi ndaj tyre kur ishin me Michael e bëri të qartë se ata nuk ishin si familjet ‘normale’.
Nuk kam menduar ndonjëherë nëse fëmijët e tjerë jetonin kështu kur isha më i vogël. Por sapo e kuptova se kush ishte ai, kuptova se nuk ishte normale.