Zbulohet arsyeja e operimit të Bora Zemanit

20 dhjetor 2021 | 11:39

Moderatorja, Bora Zemani për një kohë të gjatë ka qenë në krye të mediave rozë për shkak të një trekëndëshi të formuar me këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj dhe ish të dashurin, Donald Veshaj.

Pas marrëdhënies së Donaldit me Beatrixën, Bora për një kohë u “zhduk” nga rrjetet sociale duke mos postuar për 6 ditë më radhë, teksa reagoi kur ndjekësit e saj e “gozhduan” aktorin në rrjete sociale.

Më pas ishte mikesha e saj, Olsa Muhameti, e cila postoi një fotografi të Borës e shtrirë në spital duke mos dhënë më shumë detaje se për çfarë bëhët fjalë.

Por, “Prive” ka zbuluar se moderatorja i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në abdomen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka ftuar të gjithë shqiptarët…