Zbulohet arsyeja e shkarkimit të Mourinhos nga Tottenham

20 maj 2021 | 15:16

Mourinho-Tottenham, pse arriti lamtumira e papritur? Ka shumë versione që qarkullojnë. I pari lidhet me rezultatet, megjithëse në kohën e shkarkimit, “Special One” ishte vetëm katër pikë larg zonës së Ligës së Kampionëve dhe me një finale për të luajtur.

Në vend të tij u gradua një trajner i ri, Mason, që tani e sheh vetën 7 pikë larg vendit të katërt (zonës Champions). Versioni tjetër ishte përplasja me presidentin për çështjen e Superligës, me Mourinhon që refuzoi të stërviste ekipin në protestë për marrëveshjen e “Spurs” për turneun e ri.

Versioni i fundit vjen nga Paul Stewart, shumë pranë klubit londinez, i cili ka thënë për portalin “FootballFanCast”: “Ne ndoshta kemi bërë një hap prapa në dy vitet e fundit. Nuk e di pse klubi punësoi Josen vetëm për ta pushuar nga puna një javë para një finaleje të Kupës. Tingëllonte qesharake, por nga sa më thanë ishte për shkak të parave dhe sa do të duhet ta paguanin atë, nëse i rendiste ‘Spurs’ mes katër më të mirëve në Premier Ligë, ose fitonte një trofe”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…