Zbulohet arsyeja e vërtetë e ndarjes së Kim Kardashian nga Kanye West
Më 19 shkurt të këtij viti, Kim Kardashian, bëri bë gjykatë një kërkesë për divorc nga Kanye West. Në këtë mënyrë, ylli televiziv i dha fund martesës së tyre prej një dekade.
Teksa është përfolur shumë në lidhje me arsyen që dërgoi ata që të ndaheshin, letrat e divorcit kanë zbuluar gjithë të vërtetën. Nuk ka të bëjë me tradhti apo konsumim të marrëdhënies.
Sipas mediave të huaja, femra më seksi ka shkruar në kërkesën e saj për divorc se arsyeja e ndarjes së saj nga reperi i famshëm është “diferencat e papajtueshme”.
“The Sun” ka siguruar letrat e divorcit dhe konfirmohet se Kim po kërkon kujdestarinë e 4 fëmijëve të tyre, North, 7 vjeçe, Saint 5 vjeç, Chicago 3 vjeçe dhe Psalm 1 vjeç.
Ndërkohë pak ditë më parë, mediat e huaja shkruanin se ata të dy kanë vizione krejtësisht të ndryshme për mënyrën e rritjes së fëmijëve të tyre.
Gjithashtu thuhet se ish-çifti po bashkëpunojnë për një marrëveshje për zgjidhjen e pasurisë.